Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Martini pas fitores ndaj Bylisit: Ju tregoj çfarë i kërkova lojtarëve...

Martini pas fitores ndaj Bylisit: Ju tregoj çfarë i kërkova lojtarëve...

21:05, 15/01/2021

Teuta mori ditën e sotme fitoren e parë në kampionat në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Bylisin. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shfaq shumë i lumtur, teksa u shpreh:

Biseda në dhomat e zhveshjeve- Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi ishte humbja me Vllazninë dhe nuk kishim fituar në Durrës. I kërkova lojtarëve të ruanin qetësinë dhe të mos kalonin në nervozizëm. Pas avantazhit të dyfishtë sikur kaluam pak në vetëkënaqësi. Duhet të ndryshojmë këtë, pasi në ndeshjet e tjera mund të na kushtojë. Në përgjithësi jam shumë i lumtur për rezultatin.

Afrime në sulm- Ne kemi marrë Plakun, por në ditët e para të stërvitjes pësoi një dëmtim. Tani jemi në vendin e dytë dhe të sulmojmë në përgjithësi, kjo është e rëndësishme. Gruda ka shpejtësi dhe finalizoi mirë. I kërkova që të ecte para. Është lojtar i ri dhe nuk është mësuar në këto nivele. Sot bëri mirë.

Presion nga Vllaznia- E kishim planifikuar që të mos e kthenim Bregun në mbrojtje, pasi do të harxhonte shumë energji. Të gjitha ekipet janë pretendente, nga Partizani, Kukësi, Tirana, Partizani. Vllaznia nuk e nisi me këto pretendime. Nuk kanë stres dhe presion në ekip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco