Brdaric: Fitore e rëndësishme, është shpejt për të folur për titullin

Brdaric: Fitore e rëndësishme, është shpejt për të folur për titullin

20:32, 15/01/2021

Thomas Brdaric ka vetëm fjalë pozitive për skuadrën e tij pas suksesit shumë të rëndësishëm me Vllazninë. Trajneri i kuqebluve vazhdon të këmbëngulë se futbollistët e tij duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Dua t’i përgëzoj të gjithë për këtë fitore e rëndësishme. Sa më shumë kalojnë ndeshjet, aq më të vështira bëhen fitoret.  Çdo skuadër të kundërvihet kur je në vendin e parë. Dua një skuadër me këmbë në tokë, dhe të përulur. Sot nuk bëmë gjithçka perfekte, kishim vështirësitë tona. 1-0 është një rezultat i rrezikshëm, por në fund fare i gëzohem fitores që morëm.

“Hakmarrja” për ndeshjen e parë: “Kukësi është një skuadër shumë e mirë. Nuk kanë patur rezultate në ndeshjet e fundit, por ka luajtur mirë futboll. Edhe në Laç bëri një ndeshje shumë të mirë. E analizuam ndeshjen e parë, për të kuptuar gabimet. Në këtë ndeshje bëmë shumë më mirë se ndeshja në Shkodër. Edhe Kukësi do të kishte shanset e veta, gjithsesi jam i kënaqur me fitoren.”

Titulli ende larg? “Ka edhe 22 javë deri në fund. Është shpejt për të folur për titullin kampion. Ka shumë ndeshje. I lejojmë tifozët e Vllaznisë që të ëndërrojnë. Kjo është mënyra që na pëlqen të luajmë dhe deri tani ka rezultuar e suksesshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco