Teuta ka marrë fitoren e parë në shtëpi për këtë sezon në Kategorinë Superiore.
Durrsakët mposhtën 2-0 Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”.
Lorenco Vila shënoi golin e parë për skuadrën e Edi Martinit në minutën e 28’, duke rrezikuar edhe më vonë në disa raste, por pjesa e parë u mbyll në avantazhin e një goli.
Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para, me durrsakët më kërkues, duke kërkuar me ngulm golin e dytë, të cilin e gjetën në minutën e 66’. Ishte Ildi Gruda, i cili shpërthen bukur në të majtë, për të finalizuar aksionin më pas me gol.
Pas kësaj fitore, Teuta ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë të grumbulluara.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: