PSG: Mauricio Pochettino rezulton pozitiv me Covid-19

PSG: Mauricio Pochettino rezulton pozitiv me Covid-19

19:15, 15/01/2021

Në ndeshjen e tij të tretë në stolin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino jo vetëm që mundi Marsejën (2-1) në Superkupën e Francës, por edhe fitoi trofeun e tij të parë si trajner. Fatkeqësisht  tekniku argjentinas, nuk do të jetë në gjendje të drejtojë skuadrën  e PSG-së në ndeshjen kundër Angers të shtunën (21:00).

Klubi parizien njoftoi këtë të premte se trajneri i tyre i ri ka rezultuar pozitiv me Covid-19. “Mauricio Pochettino është konfirmuar pozitiv në testin PCR të Sars-Cov2. Ai do të respektojë izolimin dhe do t’i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor. Asistentët e tij Jesus Perez dhe Miguel D'Agostino do të marrin detyrën nga nesër në ndeshjen ndaj Angers, ” thuhet në njoftimi për shtyp të kampionëve të francës.

Ditët e fundit, Rafinha, Colin Dagba dhe Thilo Kehrer gjithashtu kishin rezultuar pozitiv me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco