Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

FOTO/ Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij së shpejti prindër për herë të dytë

FOTO/ Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij së shpejti prindër për herë të dytë

18:19, 15/01/2021

Dy vite më pare, futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita, u bënë prindër për herë të parë të një vajzë, që u pagëzua me emrin Ayana.

Ditën e sotme, familja Xhaka ka zbuluar se Leonita është sërish në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të dytë.

Futbollisti ka postuar në Instagram një foto shumë të ëmbël, ku dallohet qartë barku i rrumbullakosur i Leonits dhe për gjithë këto muaj ja ka dalë ta mbajë të fshehtë shtatzëninë e saj.

“Familja jonë e vogël po rritet… Mezi po presim të të njohim”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.

Kujtojmë se Graniti dhe Leonita u fejuan në prill të 2015-s. Në korrik të 2017-s, ata kurorëzuan fejesën 2-vjeçare në martesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco