Dëmtim i rëndë për sulmuesin e Shpresave, mbyll sezonin në Kroaci

Dëmtim i rëndë për sulmuesin e Shpresave, mbyll sezonin në Kroaci

15:31, 15/01/2021

Një lajm shumë fatkeq vjen nga Kroacia për Indrit Tucin. Futbollisti i Shpresave dhe i Lokomotivës së Zagrebit ka dëmtuar ligamentet gjatë fazës përgatitore dhe tashmë duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale e më pas në vijim do të jenë muajt riaftësues.

Praktikisht, sezoni aktual konsiderohet i mbyllur për sulmuesin, që merr kështu një goditje të madhe, që të largohet nga fusha, aty ku ishte një nga lojtarët kryesorë të kroatëve që mbante peshën e ofensivës.

Lajmin për dëmtimin e rëndë të Tucit e ka dhënë klubi i Lokomotivës së Zagrebit me anë të një reagimi në faqen zyrtare të rrjeteve sociale, teksa i ofron mbështetje dhe i kërkon të qëndrojë i fortë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco