‘Fito me Romën të të rinovoj kontratën!’/ Kërkesë dhe premtim i Lotitos për Inzagin

‘Fito me Romën të të rinovoj kontratën!’/ Kërkesë dhe premtim i Lotitos për Inzagin

15:11, 15/01/2021

Fitorja në derbi është më e rëndësishmja se çdo gjë tjetër në kampin lacial.

Sipas asaj që shkruan “Il Messaggero”, të fitohet derbi për trajneri Simone Inzagi përkthehet me një rinovim kontrate nga ana e presidentit Claudio Lotito.

Akordi i arritur me Lotiton është një pagë me bazë 2,5 milionë euro, plus 500.000 euro bonos.

Presidentit bardhekaltër i ka premtuar trajnerit, duke i thënë se do ta mbante fjalën me një fitore në derbin e sotëm ndaj Romës.

Një propozim interesant ky, por mbetet për t’u parë nëse Lazio do të dalë fitimtare nga ky duel në të mirë të Inzagit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco