Mancini për ‘derbin’ e Italisë: Interi është rritur, Juventusi ka eksperiencën

Mancini për ‘derbin’ e Italisë: Interi është rritur, Juventusi ka eksperiencën

13:18, 15/01/2021

Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mançini, ka folur rreth derbit të së dielës mes Interit dhe Juventusit.

Zikaltrit janë tejet kompetitivë në këtë sezon, ndërsa bardhezinjtë duke mos pasur vazhdimësi, janë prapa tyre në klasifikim.

Ndaj, Mançini thekson se për Juventusin do të jetë një takim deçiziv, ndërsa nga ana tjetër, trajneri i axurrëve kalon edhe te diskutimi i grumbullimit të lojtarëve për Europian, duke u shprehur se për Balotelin do jetë e vështirë të jetë pjesë e organikës.

“Interi është rritur në vitet e fundit, ka lojtarë të fortë dhe është gati për të fituar. Por, Juventusi ka ende organikën më konkurruese dhe eksperiencën e nëntë titujve radhazi. Për Juventusin do të jetë një ndeshje thuajse deçizive. Nuk mund të humbasë pikë të tjera, duke pasur tre skuadra para vetes. Edhe pse ka edhe një ndeshje më pak”.

Baloteli menjëherë gol me Monzën, Mario në Europian?

“Unë nuk ia mbyll asnjëherë derën, por për Marion është pak e vështirë”, u shpreh Mançini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco