Formula 1/ Vetëm 3 ditë teste për garën e parë të sezonit të ri

Formula 1/ Vetëm 3 ditë teste për garën e parë të sezonit të ri

12:19, 15/01/2021

Sezoni i ri i Formula 1 do të nisë më 28 mars në Bahrein, në pistën e Sakhir do të zhvillohet gara e parë sezonale.

Pas shtyrjes së fillimit të sezonit, Formula 1 ka vendosur gjithashtu që në këtë pistë të zhvillojë edhe testet e vetme dimërore.

Kështu, më 12-14 mars, skuadrat do të kenë vetëm 3 ditë në dispozicion për të testuar njëvendëshet e tyre.

Formula 1 ka anuluar testet në Barcelonë (ishin planifikuar në shkurt), pistë ku ato zhvilloheshin zakonisht, për shkak të pandemisë.

Një vendim që ka penguar kryesisht pilotët e rinj që do të debutojnë këtë vit në Formula 1 të ambientohen me makinat e reja.

Po ashtu, vetëm 3 ditë teste janë pak për skuadrat, çka e bën garën e parë sezonale mjaft interesante.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco