Zv/trajneri Olsi Uku flet për sfidën me Kastriotin: S’ka presion te Tirana, Seferi është gati

Zv/trajneri Olsi Uku flet për sfidën me Kastriotin: S’ka presion te Tirana, Seferi është gati

10:02, 15/01/2021

Zëvendëstrajneri i Tiranës, Olsi Uku, u prononcua para mediave për ndeshjen e nesërme kundër Kastriotit në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë Superiore.

Tekniku Nevil Dede nuk u shfaq sot në konferencën për shtyp për arsye familjare.

Presion pas 5 barazimeve – Skuadra nuk është nën presion. Jemi paraqitur mirë, kemi zhvilluar ndeshje të mira. Unë mendoj se ekipi është në nivelin e duhur. Rezultatet do të vijnë shpejt. Besoj nga ndeshja e nesërme do jetë kthesa e rezultateve pozitive.

Çfarë duhet të bëjë Tirana ndryshe – S’besoj se duhet të bëjmë diçka ndryshe. I përgatisim ndeshjet për t’i fituar. Nuk do të kemi diçka ndryshe nesër. Thjesht, duhet ta respektojmë kundërshtarin. Shpresoj të paraqitemi mirë.

Ernest Muçi – Jo, ishte thjesht një shqetësim i vogël, nuk ka asnjë lloj problemi.

Paraqitje të mira pa rezultate – Paraqitjet e mira duhet të konkretizohen me fitore. Besoj se jemi aty afër, jemi brenda objektivave.

Kale, Seferi – Mund të ndodhë kjo. Për ne nuk janë 4 fantastikë, janë të gjithë fantastikë. Nuk është se e kemi plan të veçantë.

Kastrioti – Kastrioti meriton respekt. Kanë gërshetuar mirë elementin e ri me eksperiencën. Kanë një periudhë të gjatë kohe që luajnë dhe janë agresivë në fushë. Janë ekip që të imponojnë respekt. Jo, rastësisht janë aty në renditje falë rezultateve pozitive që kanë arritur.

Egbo – Jo, nuk kam asnjë mendim. Është thjesht mendimi i ish-trajnerit.

Seferi mund të debutojë – Ai është stërvitur me ne që ditën e hënë. Besoj se është gati për të luajtur. Pastaj, do vendosim si staf nëse do të luajë apo jo.

Merkato – Nuk besoj se është kompetenca ime. Punojmë me ata futbollistë që kemi në dispozicion”, përfundoi zv/trajneri i Tiranës, Olsi Uku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco