E bujshme/ Ibra kaloi natën e Vitit të Ri me Diletta Leotta, mediat zbulojnë sekretin

E bujshme/ Ibra kaloi natën e Vitit të Ri me Diletta Leotta, mediat zbulojnë sekretin

21:44, 14/01/2021

Një lajm “bombë” është duke qarkulluar në Itali. Thuhet se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me gazetaren seksi të sportit, Dileta Leota.

Është “Oggi” që e raporton diçka të tillë, ku thuhet se suedezi shkoi në shtëpinë e gazetares në orën 21:20 dhe e kaluan bashkë natën e ndërrimit të viteve. Thuhet se më 31 dhjetor, Ibra shkoi në shtëpinë e Diletës, ku deri në mesnatë në shtëpi kishte drita, të cilat më pas u fikën, për të mos u ndezur më deri në mëngjes, kur 38-vjeçari u largua.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën kanë qarkulluar lajme për një lidhje të mundshme të gazetares me futbollistin, të cilat janë mohuar nga palët menjëherë. Suedezi është gjithashtu i martuar, me Helena Seger, e cila momentalisht ndodhet në Suedi, ku qëndron së bashku me fëmijët e tyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco