Merkato/ Ishte pranë firmës me Milan, ja ku pritet të transferohet talenti i Strasbourg

Merkato/ Ishte pranë firmës me Milan, ja ku pritet të transferohet talenti i Strasbourg

19:32, 14/01/2021

Në media u përfol shumë ditët e fundit për një kalim të Mohamed Simakan te skuadra e Milanit në Serie-A. Mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar pasi, talenti i Strasbourg,  duket më pranë një ekipi tjetër.

Bëhet fjalë për klubin e Leizpzig, që sipas mediave gjermane është shumë pranë transferimit të Simakan. Sipas asaj që raporton “Sky.de”, lojtari ka dhënë miratimin për të kaluar te Leipzif dhe dëshiron të luajë në Bundesligë.

Image

Pasi ka marrë miratimin e lojtarit, tani klubi gjerman është duke negociuar me francezët e Strasburg, të cilët zotërojnë kartonin e futbollistit dhe marrëveshja pritet të mbyllet në orët e ardhshme.

Francezi pavarësisht se prej kohësh përflitet për një kalim të mundshëm te Milani, duket se preferon Bundesligën dhe Leipzig, para kuqezinjve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco