Lajm i mirë nga infermieria e Interit, Sensi mund të jetë gati për derbin e Italisë

Lajm i mirë nga infermieria e Interit, Sensi mund të jetë gati për derbin e Italisë

19:14, 14/01/2021

Tek Interi mund të marrin frymë lirisht për Stefano Sensin. Testimet fizike që u kryen pas problemit që shfaqi në ndeshjen e Kupës kundër Fiorentinës nuk treguan në të vërtetë dëmtime të muskujve, duke shmangur mundësinë e një lëndimi të rëndë. Prandaj Sensi duhet të jetë në dispozicion të Antonio Contes për ndeshjen e madhe kundër Juventusit. Gjithsesi, situata e tij do të vlerësohen dita-ditës.

Sensi u kthye në dispozicion të Contes më 28 nëntor, pas rreth një muaji në infermieri për shkak të një problemi në muskuj dhe që prej asaj kohe ka seleskionuar 5 paraqitje para ndeshjes së Kupës. Sezonin e kaluar, pas një fillimi të shkëlqyeshëm, Sensi pati probleme serioze me dëmtimet, që e detyruan të qëndronte jashtë nga fillimi i shkurtit deri në fund të kampionatit./supersport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco