Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Zyrtarizohen kandidatët në garë për president te Barcelona

Zyrtarizohen kandidatët në garë për president te Barcelona

19:07, 14/01/2021

Barcelona ka zyrtarizuar këtë pasdite emrat e kandidatëve për president të Barcelonës që kanë siguruar firmat e nevojshme për pjesëmarrjen në zgjedhje.  Ata janë Joan Laporta, Víctor Font dhe Toni Freixa, të cilët pritet të garojnë për postin e lartë drejtues më 24 janar, megjithëse nuk është ende e qartë nëse zgjedhjet do të mund të mbahen në këtë datë si rezultat i emergjencës së Koronavirusit.

Nuk kanë mundur ta vijojnë më tej betejën Benedito, Vilajoana, Farré, Fernández Alá, Riera dhe Rousaud. Ky i fundit njoftoi këtë pasdite se po tërhiqej nga procesi.  Bordi Zgjedhor ka bërë publik numrin e firmave që siguruan tre kandidatët. Kështu, nga 10 272 firma që Laporta paraqiti të hënën, 9 625 janë vërtetuar. Për Font janë konfirmuar 4 431 dhe për Freixa 2 634.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco