Derbi i parë si lojtar, Kumbulla mesazh për tifozët: Nuk do të jetë i njëjtë pa ju, por...

Derbi i parë si lojtar, Kumbulla mesazh për tifozët: Nuk do të jetë i njëjtë pa ju, por...

18:41, 14/01/2021

Mbrëmjen e nesërme, në orën 20:45 do të luhet supersfida mes Lazios dhe Romës, e vlefshme për javën e 18-të në Serie-A.

Në këtë derbi do të luaj edhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Për djaloshin nga Malësia e Madhe ky është derbi i parë, të cilin do ta përjetojë në një stadium të boshatisur.

Për këtë arsye, 20 vjeçari dëshironte t’u dërgonte një mesazh përmes rrjeteve sociale tifozëve, të cilët nuk do ta shikojnë këtë përballje nga tribunat: "Derbi i parë me fanellën e verdhekuqe. Pa ngrohtësinë e publikut nuk do të jetë ashtu siç e kisha imagjinuar, por unë e di që ju do të gjeni një mënyrë për të na bërë të ndjejmë mbështetjen tuaj! Ne jemi gati! ".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco