Hallaçi: Një fitore ndaj Vllaznisë hap luftën për titull

Hallaçi: Një fitore ndaj Vllaznisë hap luftën për titull

18:17, 14/01/2021

Të premten në orën 18:00, Kukësi do të luajë kundër Vllaznisë në ndeshjen e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena” p[ër javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

Trajneri i kuksianëve, Rrahman Hallaçi, më prononcimin para sfidës u shpreh se ka shumë besim në suksesin e radhës ndaj skuadrës së drejtuar nga Brdaric.

“E kemi vlerësuar shumë Vllazninë, sepse vijmë nga disa rezultate jo të mira. Vllaznia ka bërë mirë dhe ka entuziazëm, por ne po punojmë për të rritur sa më shumë moralin e skuadrës. Duhet pak kujdes, sepse përballë kemi një skuadër me kualitet, por i kemi mundësitë për të dalë nga kjo situatë. E di mirë se çfarë loje do të jetë nesër, do jetë ndeshje e luftuar, por të mos harrojmë se edhe ne kemi një organikë të mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatet e duhura”.

Sulmi i Kukësit: “Kemi vuajtur në sulm, por edhe në mesfushë edhe mbrojtje, por të gjithë bashkë do t’ia arrijmë të dalim nga kjo situatë. Nuk mund të themi se gara ka mbaruar gara. Skuadra është ndërtuar për trofe e ne nuk jemi dorëzuar. Një fitore nesër ndaj Vllaznisë e bën çdo gjë të hapur.  Me qetësi e kalojmë këtë ndeshje, kam plotësisht besim te skuadra. Do të afrohen 3-4 lojtarë cilësore. Kukësi nuk ka dalë nga objektivat dhe këtë e them me bindje”

Kujtojmë që ekipi verilindor i shkaktoi humbjen e parë kuqebluve në “Loro Boriçi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco