Zyrtare/ Strootman huazohet te Genoa për 6 muaj

Zyrtare/ Strootman huazohet te Genoa për 6 muaj

18:13, 14/01/2021

Pas dy sezonesh në Francë me fanellën e Marseille, Genoa kthen në Itali holandezin Strootman. Mesfushori 30-vjeçar i bashkohet ekipit gjenovez me formulën e huazimit, siç është njoftuar zyrtarisht klubi Italian. Lojtari ka përfunduar seancën e tij të parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Ballardini.                      

Afrimi i Strootman konsiderohet një goditje shumë e rëndësishme për përforcimin e mesfushës.  Strootman ka luajtur gjithsej 78 ndeshje në dy sezonet e fundit për Marseille, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 9 asiste.

Përvoja e tij e parë në Serie A, me fanellën e Romës, u karakterizua nga dëmtime serioze, por edhe nga paraqitje të shkëlqyera. Strootman luajti 131 ndeshje me verdhekuqtë, duke shënuar 13 gola dhe dhënë 19 asiste. Ai është akoma 30 vjeç dhe nëse është në formë të mirë mund të bëjë diferencën në Serinë A.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco