'Edi Reja më tha se…'/ Rrëfehet Seferi: E kisha ndarë mendjen që do të shkoja vetëm te Tirana

'Edi Reja më tha se…'/ Rrëfehet Seferi: E kisha ndarë mendjen që do të shkoja vetëm te Tirana

17:55, 14/01/2021

Taulant Seferi është padyshim transferimi më i bujshëm i momentit në Kategorinë Superiore. Sulmuesi i Kombëtares, iu bashkua skuadrës kampionëve të Tiranës, në formë huazimi për 6 muaj nga skuadra e Jang Bojsit, teksa do të përfitojë një pagë prej 12 mijë euro në muaj.

Futbollisti 24-vjeçar dha një intervistë speciale nga ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, për moderatoren Enxhi Biba, në emisionin “Sport News” në televizionin “News 24”, duke zbuluar detaje interesante në lidhje me këtë transferim te bardheblutë, teksa u shpreh:

TRANSFERIMI- Nuk e kisha menduar Superioren, kisha disa oferta në Zvicër, kur më mori në telefon Osmani, kishim një bisedë të këndshme dhe e pranova me shumë qejf ofertën e Tiranës.

Tirana është klubi më i madh në Shqipëri. Ka tifozerinë më të mirë në Ballkan. Nuk u mendova fare dhe e pranova ofertën.

OFERTA E PARTIZANIT? Në dyshim nuk u vura fare, kisha kontakte in-direkte me Partizanin. Në Shqipëri e kisha ndarë mendjen që do të shkoja vetëm te Tirana. E pritëm Tiranën që të zhbllokonte merkaton. Edhe ata u treguan korrektë me ne. Nuk kisha asnjë dyshim tjetër për skuadër këtu në Shqipëri.

Jam në formë huazimi dhe shpresoj që të na ecë, si nga ana personale, por edhe ekipit. Në fund të sezonit, do të shikojmë. Nëse do të ecë gjithçka mirë, mund të ketë ndryshime.

PRESIONI TE TIRANA- Unë e di si janë tifozët këtu. Tirana është ekip i madh, duhet ta ketë vendin lartë. Do të shikojmë se çfarë do të bëjmë, do të jem maksimum i përqëndruar dhe do të jap më të mirën te Tirana.

Jam shumë profesionist, i marr gjërat shtruar. E di që do kem presion. Kam ardhur si përforcim për Tiranën, do të bëj maksimumin për Tiranën.

TITULLI– Tirana është klubi më i madh në shqiptari dhe duhet të jetë lart, jo vetëm për këtë sezon por të gjitha sezonet duhet të jemi lart. E lus Zotin, për të na ndihmuar edhe me dëmtimet, pasi kemi lojtarë të mirë.

PRITJA– Pas stërvitjes së parë, fola me Osmanin dhe më tha si ndihem dhe i thashë që ndihesha sikur isha këtu prej një kohë et gjatë. Është një grup shumë i mirë. Po kaloj shumë mirë. Dede më ka pritur shumë mirë. Është një profesionit i madh, jam shumë i kënaqur me të dhe shpresoj të vazhdojmë gjatë me të.

PRITSHMËRITË– Po më eci mirë këtu do jem pjesë e Kombëtares. Reja më njeh, pasi kam qenë kohët e fundit aty. Nuk kam folur me trajnerin për këtë kalim, por më tha të gjeja një ekip për të pasur minuta. Unë nuk e hedh poshtë kampionatin shqiptar, është pak a shumë i njëjtë me atë të Kroacisë. Besoj që nuk kam bërë keq, shpresoj të kem bërë mirë dhe të ec para.

MUÇI– Muçin nuk e kam njohur personalisht, por me sa kam parë në stërvitje mendoj se është talenti më i madh në Shqipëri. Shpresoj që në të ardhmen të jemi bashkë në Kombëtare.

GRUPI I ELIMINATOREVE– Unë po i pres me padurim. Ndeshjet e mëdha i kam shumë qejf. Është një grup i vështirë, por kemi shumë shanse. Kemi lojtarë të dhe shpresoj të bëjmë mirë.

ËNDRRAT– Ëndrra është të shpallem kampion me Tiranën dhe të ik si kampion. Ëndrra më Kombëtaren është të kualifikohemi në Europian ose Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco