Kandidati për president të Barcelonës, Font: Xavi do ta bindë Messin të qëndrojë

Kandidati për president të Barcelonës, Font: Xavi do ta bindë Messin të qëndrojë

17:30, 14/01/2021

Kandidati për president i Barcelonës, Victor Font është i bindur se legjenda Xavi Hernandez mund të ndihmojë në bindjen e Lionel Messit për të qëndruar në “Camp Nou”.

Zgjedhjet presidenciale te Barcelona pritet të mbahen në muajin mars dhe shumë kandidat janë të gatshëm të garojnë. Shumica nga ta kanë filluar të bëjnë premtime të ndryshme, ku nuk mbetet pa u përmendur edhe situata e kapitenit, Lionel Messi.

Trajneri i Al Sadd, Xavi, është përmendur si trajner i ardhshëm nga Victor Font nëse ai fiton zgjedhjet dhe sipas tij, ish-mesfushori mund ta bind argjentinasin të mbetet në klub.

“Messi e ka shpjeguar atë, ai idealisht dëshiron të qëndrojë këtu dhe të përfundojë karrierën e tij sportive në Barça”, ka thënë fillimisht Font për Mundo Deportivo.

“Para verës, kur ndodhi zhgënjimi i madh, ishte ajo që ai kishte thënë gjithmonë dhe kishte komentuar se kushti më i rëndësishëm për të është që të ketë një projekt fitues dhe konkurrues”.

“Ne kemi një projekt fitues, konkurrues, me njerëz si Xavi, në të cilin edhe një herë, besimi dhe besueshmëria e pasurive të ndryshme në një projekt është thelbësore”

“Kjo besueshmëri dhe kjo marrëdhënie midis Xavit dhe Messi ekziston, prandaj besoj se është një nga arsyet kryesore dhe garanci që Messi do të ndihet shumë mirë me projektin tonë dhe ne do të kemi shumë mundësi që ai të vazhdojë”, përfundoi kandidati për president.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco