Chiellini: Ndeshja ndaj Interit nuk është vendimtare

Chiellini: Ndeshja ndaj Interit nuk është vendimtare

16:21, 14/01/2021

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se ndeshja ndaj rivalit Interit në Seria A do jetë e rëndësishme por jo vendimtare.

Italiani zhvilloi 64 minuta në fitoren ndaj Genoa në Kupën e Italisë dhe tani është i fokusuar për duelin e radhës.

Juventusi momentalisht renditët në vendin e katër, 4 pikë pas Interit dhe 7 më pak se kryesuesit e Milanit.

“Ende mbetet deri në fund, por mund të them se është e rëndësishme, por jo vendimtare. Është e qartë se jemi në një periudhë pozitive dhe ne duhet të vazhdojmë. Do luajmë një ndeshje tjetër të vështirë në Milano”, deklaroi ai.

Përballja mes Interit dhe Juventusit zhvillohet të dielën në ora 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco