Gafë e rëndë e Lazios/ Dërgon 11 milionë euro për lojtarin në llogarinë e klubit të gabuar

Gafë e rëndë e Lazios/ Dërgon 11 milionë euro për lojtarin në llogarinë e klubit të gabuar

14:44, 14/01/2021

Një rast tërësisht i çuditshëm është publikuar në mediat e huaja. Lazio ka paguar gabimisht Sporting Lisbonën 11 milionë euro në vend të Bragës për futbollistin Pedro Neto.

Habi më të madhe ka shkaktuar justifikimi i klubit bardhekaltër, i cili shton se ka ngatërruar llogarinë e Bragës për shkak të fjalës “Sporting”, pasi dhe Braga në emërtimin e saj të plotë quhet “Sporting de Braga”.

Pagesa është bërë me dy këste në korrik 2018 dhe mars 2019.

Nga ana tjetër, Braga këmbëngul se është paguar vetëm 9.5 milionë euro për lojtarin portugez Pedro Neto, jo 17 milionë euro siç parashikohej.

Në verën e 2017, mesfushori i krahut Neto kaloi te Lazio në formë huazimi për 2 vite.

Klubi i Bragës vendosi më pas që të drejtat financiare të 20-vjeçarit t’i lihen Lazios.

Më pas, klubi bardhekaltër e shiti portugezin e ri te Wolves.

Historia ka befasuar Bragën dhe pritet që çështja të marrë rrugën ligjore në UEFA dhe FIFA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco