Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Problemet financiare/ Drejtuesit e Interit mblidhen sot për të vendosur shitjen e aksioneve

Problemet financiare/ Drejtuesit e Interit mblidhen sot për të vendosur shitjen e aksioneve

13:45, 14/01/2021

Interi do të mbajë sot një mbledhje të posaçme rreth problemeve financiare që kanë kapur klubin prej kohësh për shkak të COVID-it.

Sipas mediave italiane, bordi i drejtorëve të klubit zikaltër do të mbajë sot një takim rreth çështjes së shitjes së aksioneve.

Presidenti Stiven Zhang do të komunikojë në rrugë “online” me drejtorët.

Nga ana tjetër, raportohet se të interesuar për të blerë aksionet e zikaltërve nuk është kompania e investimeve “BC Partners”. 

Vlera e aksioneve të Interit vlerësohet në 700-800 milionë euro.

Gjithashtu, Interi do të vendosë se kujt do t’i kushtojë rifinancimit të 375 milionë eurove në bonde në mënyrë që të rriten të ardhurat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco