‘Amazon’ ofron 1.15 miliardë euro për të blerë të drejtën e transmetimit të Serie A

‘Amazon’ ofron 1.15 miliardë euro për të blerë të drejtën e transmetimit të Serie A

12:44, 14/01/2021

Kompania prestigjioze botërore “Amazon” mund të fitojë të drejtën e transmetimit të kampionatit italian (Seria A).

Gjiganti i teknologjisë dixhitale pritet të paraqesë në ankandin e 26 janarit ofertën për 1.15 miliardë eurosh, e cila do të shqyrtohet nga Liga Italiane.

“Amazon”, e cila njihet në mbarë botën për transmetimin e filmave me pagesë, ka pushtuar sportin duke fituar të drejtën e transmetimit të Premier Ligës, 16 ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, Formula 1, NFL-së, tashmë ka vendosur të konkurrojë hapur dy mediat, “Sky” dhe “DAZN”.

Duke parë faktin se stadiumet në Itali dhe në shumë vende të botës janë mbyllur për shkak të “COVID”-it si dhe rënies së investimeve në futbollin italian, Seria A mund të detyrohet t’i besojë “Amazon” të drejtën e transmetimit të kampionatit italian për vitet 2021-2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco