Kukësi-Vllaznia, Brdariç nuk ankohet për mungesat

Kukësi-Vllaznia, Brdariç nuk ankohet për mungesat

11:11, 14/01/2021

Trajneri i Vllaznisë u shfaq para mediave në konferencën për shtyp për ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit.

Tekniku gjermano-kroat u shpreh se pavarësisht mungesave, skuadra ka lojtarët zëvendësues për t’u përballur me verilindorët.

Duke i kujtuar humbjen me kuksianët vitin e kaluar, Brdariç u përgjigj me batutë se shkodranët “nuk kanë 11 portierë” për të luajtur në mbrojtje.

Në lidhje me sulmuesin e afruar së fundmi Salim Cise, Brdariç shtoi se lojtari nga Guinea ka karakteristika të mira loje, por i duhet kohë për të kapur ritmin. Ai theksoi se vendimi për të ardhmen e tij do të vijë në ditët e ardhshme.

Mungesat dhe situata në ekip – Jam shumë i lumtur që do të luajmë nesër në një fushë si ajo e Elbasanit ndaj Kukësit. Kemi lojtarë supermotivuar dhe jemi gati. E kuptova pyetjen, kemi lojtarë për nesër, nuk ankohemi. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxha, Dunga dhe Da Silva. Mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë që të luajnë. Janë të përqendruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se do të jemi konkurrues nesër.

Kukësi, skuadra për t’u mundur – Po, e kemi marrë shumë seriozisht. I dimë pikat e forta të Kukësit. Duhet të përballemi shumë mirë me ta. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre.

Situata e Kukësit, në favor të Vllaznisë – E di se si kanë luajtur më parë, por kjo s’ka rëndësi. Nesër është ndryshe. Është ndryshe nga ajo humbje me ta. Kemi mësuar shumë. Kemi marrë rezultate pozitive. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqendrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme.

Vllazni sulmuese ndaj Kukësit – Ne nuk luajmë me 11 portierë.

Cise – E dimë që nuk jemi në gjendje të sjellim futbollistë me emër dhe të kushtueshëm si Tirana dhe ekipet e tjera. Duhet të jemi të përulur dhe për të ardhmen të punojmë fort. Të sjellim lojtarë të përshtatshëm për Vllazninë. Cise është djalë i mirë, ka karakter të fortë. Ai ka nevojë për kohë. Duhet të shikojmë si do të përshtatet në ditët e ardhshme për të parë nëse është i përshtatshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco