Eliminohet Boca Juniors, finale braziliane në Copa Libertadores

Eliminohet Boca Juniors, finale braziliane në Copa Libertadores

10:36, 14/01/2021

Do të jetë një finale e gjitha braziliane ajo e Copa Libertadores që do të zhvillohet me ndeshje teke në “Maracana”.

Pas Palmeiras, edhe Santos siguroi kalimin në finale, pasi fitoi ndaj Boca Juniors në gjysmëfinalen e kthimit me rezultatin e thellë 3-0.

Me sfidën e parë në “Bombonera” që kishte përfunduar në barazim pa gola, u mendua se Boca do të kishte më shumë iniciativë në këtë takim të kthimit, por ndeshja u dominua nga vendasit e Santos, të cilët zhbllokuan sfidën shumë shpejt me golin e Pituca në të 16’.

Në fillimin e pjesës së dytë sfida u kthye në një malore për Bocan, që pësoi edhe golin e dytë nga Soltedo.

Fitorja e brazilianëve u vulos nga Braga në minutën e 51-të.

Finalja e madhe e Copa Libertadores do të zhvillohet në 30 janar në “Maracana”, me skuadrën fituese mes Palmeiras dhe Santos që do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve në muajin shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco