Messi mban në ankth Barcelonën, mund të mungojë edhe në finalen e Superkupës së Spanjës

Messi mban në ankth Barcelonën, mund të mungojë edhe në finalen e Superkupës së Spanjës

09:54, 14/01/2021

Duket se dëmtimi i Lionel Messit është më serioz seç mendohej, pasi trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se argjentinasi mund të mungojë edhe në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.

Messi mungoi në fitoren e Barçës me penallti kundër Real Sociedadit të mërkurën, për shkak një dëmtimi.

Edhe pse fillimisht u tha se kapiteni argjentinas kishte ndierë vetëm një shqetësim të vogël në stërvitje, Koeman nuk është i sigurt nëse 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për finalen e së dielës.

I pyetur nëse Messi do të luajë të dielën, Koeman tha: “Shpresoj. Por nuk e di këtë, duhet të presim”.

Në finalen e Superkupës, Barcelona do të përballet me fituesin e duelit të sotëm mes Real Madrid dhe Athletic Bilbao.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco