Vetëm 10 ditë si trajner i PSG-së, Pochettino fiton trofeun e parë

Vetëm 10 ditë si trajner i PSG-së, Pochettino fiton trofeun e parë

09:37, 14/01/2021

Mauricio Pochettino është zotuar se do t’i sjellë Paris Saint-Germainit shumë trofe, duke thënë se ky është vetëm fillimi pasi arriti suksesin e parë pas vetëm tri ndeshjeve në krye të skuadrës franceze.

Mauro Icardi dhe Neymar shënuan ndaj Marseille në finalen e Superkupës së Francës të mërkurën mbrëma, në fitoren 2-1 të parisienëve.

Edhe pse arriti shumë gjatë periudhave të tij si trajner i Tottenham, Southampton dhe Espanyol, Pochettino nuk kishte fituar asnjë trofe si trajner. 

Tani, ai ka mundësinë të fitojë Ligue 1, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve me PSG-në dhe thotë se është i etur për shumë më shumë se aq.

“Pas 10 ditëve si trajner, tri ndeshjeve të zhvilluara dhe kësaj finaleje kundër rivalit tonë më të madh, ishte shumë me rëndësi të fitonim. Është më shumë se thjesht një trofe, është nder dhe krenari. Pak nga pak, ekipi po e bën atë që po ia kërkoj. Kemi bërë shumë përgatitje për sa kam qenë këtu”, tha Pochettino.

“Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se me kohë dhe me punë, ne mund t’i realizojmë idetë tona dhe do të bëjmë përparim të mirë falë cilësive që i zotërojmë”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco