Ish-presidenti i Barcelonës refuzoi të merrte Cristiano Ronaldon për shkak të Ronaldinhos

Ish-presidenti i Barcelonës refuzoi të merrte Cristiano Ronaldon për shkak të Ronaldinhos

09:08, 14/01/2021

Joan Laporta është kthyer protagonist me mediet spanjolle javët e fundit për shkak të kandidimit të tij për postin e presidentit të Barcelonës.

Në një prononcim të fundit ai ka zbuluar se kishte pasur në dorë blerjen e Cristiano Ronaldos, por në atë kohë vendosi të afronte Ronaldinhon, veprim për të cilin nuk është penduar kurrsesi.

“Ne ishim gati për të nënshkruar me Ronaldinhon dhe Rafa Marquez. Menaxheri i meksikanit sugjeroi që të investonim te një djalë i ri me emrin Cristiano Ronaldo, i cili ishte te Sportingu i Lisbonës në atë kohë. Një nga përfaqësuesit e tij m’u afrua dhe më tha: Është një lojtar, që tashmë e kam shitur te Manchester United për 19 milionë, e sjell te ty për 17 milionë.

Sidoqoftë, ne tashmë kishim investuar te Ronaldinho. Në atë kohë, Cristiano luante më shumë në krah sesa në qendër, ndaj menduam se me investimin e bërë (Ronaldinho), ky rol ishte i mbuluar. Ne e refuzuam atë dhe nuk pendohem për këtë”, pohoi ish-presidenti i Barcelonës, i cili po kandidon për të marrë sërish këtë post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco