Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Barcelona, finalistja e parë e Superkupës së Spanjës

Barcelona, finalistja e parë e Superkupës së Spanjës

08:53, 14/01/2021

Barcelona është kualifikuar në finalen e Superkupës, teksa ka mposhtur pas gjuajtjes së penalltive Real Sociedadin, pas kohës së rregullt që u mbyll në barazim 1-1.

Skuadra e Koeman kaloi e para në avantazh falë një supergoli të Frenki De Jong, i cili pas një asisti perfekt të marrë nga Griezman në minutën e 39-të, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Që në fillim të pjesës së dytë, Sociedadi u shfaq më kërkues dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 51’ me Ojarzabal që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj, ndeshja u bë akoma më e bukur, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste për shënim, por pa sukses.

Rezultati nuk ndryshoi as pas kohës shtesë dhe skuadrat iu drejtuan penalltive.

Aty portieri i Barcelonës Ter Shtegen bëri heroin, duke mbrojtur dy gjuajtje të Sociedadit, ndërsa një u përplas në shtyllë.

Barcelona kualifikohet kështu në finalen e Superkupës, ku do të presë fituesin e çiftit Real Madrid-Atletik Bilbao, ndeshje e cila do të luhet sot në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco