Bayern Munich eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Bayern Munich eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

23:33, 13/01/2021

Bayern Munich është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë. Bavarezët u mundën nga ekipi i Bundesligës 2, Holstein Kiel 4-5 me penallti.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa 30 minutat e kohës shtesë nuk prodhuan asgjë për skuadrat.

I pari që shënoi gol në këtë ndeshje ishte lojtari Serge Gnarby 14’, pas një asistimi të Thomas Muller.

Më pas, reagimi i Kiel erdhi afër fundit të pjesës së parë, ku Bartels 37’ shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Leory Sane 48’, shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, ndërsa Ëahl barazoi 2-2 për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë, ku nuk pati gola.

Nga pika e bardhë skuadra e Holstein Kiel u tregua më e saktë, duke eliminuar ekipin  e Bayern Munich.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco