Kupa e Italisë/ Juventus - Genoa, ja si rreshtohen skuadrat

Kupa e Italisë/ Juventus - Genoa, ja si rreshtohen skuadrat

20:25, 13/01/2021

Në orën 20:45, në stadiumin “Allianz Stadium”, do të luhet sfida mes Juventus dhe Genoa-s, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.

Dy skuadrat po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe mbrëmjen e sotme do tentojnë kualifikimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Andrea Pirlo ka hedhur në fushë disa lojtar të rinj në këtë sfidë.  Dragusin dhe Ëesley, përkatësisht të lindur në 2002 dhe 2000, do luajnë nga minuta e parë. Së bashku me ta  është edhe Manolo Portanova, i cili pak ditë më parë iu nënshtrua vizitave mjekësore te Genoa. Morata është kthyer në formacion, ndërsa Cristiano Ronaldo do ta nisë nga stoli.

Në krahun tjetër, edhe Davide Ballardini ka ndryshuar formacionin nga ndeshja e fundit me Bolonjën.

Në sulm është Scamacca (kërkohet nga Juventus), së bashku me një “ish” si Pjaca. Në mesfushë është Rovella, i cili pak ditë më parë iu nënshtrua vizitave mjekësore te Juventus.

Formacionet zyrtare:

Juventus (4-4-2): Buffon; Demiral, Dragusin, Chiellini, Bernardeschi; Wesley, Arthur, Bentancur, Portanova; Kulusevski, Morata. Trajner: Andrea Pirlo.

 

Genova (3-5-2): Paleari; Goldaniga, Bani, Dumbravanu; Ghiglione, Lerager, Rovella, Melegoni, Czyborra; Scamacca, Pjaca. Trajner: Davide Ballardini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco