Petagna kualifikon Napolin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Petagna kualifikon Napolin në çerekfinale të Kupës së Italisë

20:09, 13/01/2021

Napoli është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka arritur që me shumë vështirësi të fitojë ndaj Empolit, skuadër e cila militon në ligën e dytë të Italisë.

Di Lorenzo 18’ ka hapur serinë e golave në këtë ndeshje, pasi mori një asistim nga Hirving Lozano.

Reagimi i Empolit ka qenë i menjëhershëm, ku ka shënuar një gol mjaftë të bukur Nedim Bajrami 33’.

Lozano 38’ i dha përfundim pjesës së parë duke shënuar edhe një gol tjetër. Brajami arriti që të shënojë edhe një herë në këtë ndeshje, por nuk ishte e mjaftueshme pasi Napoli shënoi një gol nga Andrea Petagna 77’ për t’i dhënë epilogun përfundimtar kësaj ndeshje.

Gennaro Gattuso tani do të pres për ndeshjen mes Romas dhe Spezias për të mësuar kundërshtarin e tij të çerekfinale të Kupës së Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco