Inter kualifikohet 'in extremis', derbi i Milanos në çerekfinale

Inter kualifikohet 'in extremis', derbi i Milanos në çerekfinale

17:52, 13/01/2021

Pas Milanit, Inter bëhet skuadra e dytë që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mposhti Fiorentinën me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke qenë se 90 minutat përfunduan në barazim 1-1.

Të parët që shënuan ishin pikërisht zikaltërit, që kaluan në avantazh falë golit të  realizuar nga Arturo Vidal nga pika e bardhë e penalltisë (minuta, 40).

Violët arritën që të barazonin në të 57-ën me Kouame, duke rihapur gjithçka. Megjithatë, Inter u shfaq më kërkues, por pa mundur të shkonin deri te goli,.

Gjithsesi, një minutë para përfundimit të pjesës së dytë shtesë (minuta, 119) dhe kur të gjithë ishin të bindur se fituesi do të përcaktohej nga penalltitë, u shfaq Lukaku, që pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, bëri atë që di të bëjë më mirë, duke e dërguar topin në rrjetë, për t’i dhënë kualifikimin Interit.

Inter do të përballet me Milanin në raundin tjetër të Kupës së Italisë (27. 01. 2021).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco