Alegri në krye të listës së kandidatëve për stolin e Chelseat

Alegri në krye të listës së kandidatëve për stolin e Chelseat

15:01, 13/01/2021

Ish-trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, i cili aktualisht ndodhet pa skuadër, është vendosur në majën e listës së preferencave të bosit të Chelseat, Roman Abramoviç.

Tekniku livornez është i parapëlqyeri i manjatit rus për pankinën e bluve të Londrës, pasi Frenk Lampard nuk po bind me rezultatet e tij.

Sipas asaj që shkruan “Sport BILD”, nëse nuk arrihet tek Alegri, ekipi nga “Stamford Bridge”, ka në listë dhe trajnerë të tjerë si, Tomas Tuchel, Brendan Roxhers, Ralf Hasenhutwll dhe Julian Nagelsman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco