Juventus-Genoa, formacionet e mundshme/ Pirlo bën rotacion në Kupë

Juventus-Genoa, formacionet e mundshme/ Pirlo bën rotacion në Kupë

12:40, 13/01/2021

Andrea Pirlo do të bëjë rrotacion të gjerë mes portës, mbrojtjes dhe mesfushës, duke nisur nga veteranët Bufon e Kielini që do të luajnë nga minuta e parë, për të vazhduar më pas me aktivizimin e Bernardeskit në mesfushë, por do të ketë një fanellë titullari edhe për Kulusevskin.

Suedezi do të kërkojë që me një tjetër ndeshje të madhe të kërkojë një shans nga minuta e parë kundër Interit.

Ndërkohë, problemet e Juves janë në sulm, ku Morata i cili do të kërkojë të shfrytëzojë ndeshjen me Genoan për të gjetur ritmin përpara Interit, do të mbështetet nga Ronaldo, sulmuesi i vetëm në dispozicion, pas dëmtimit të Dibalës dhe largimit të të riut Portanova, pikërisht te Genoa.

Formacionet e mundshme

Juventus: Bufon; Demiral, Dragusin, Kielini, Frabota; Kulusevski, Bentankur, Rabio, Bernardeski; Morata, Ronaldo

Trajner: Andrea Pirlo

Genoa: Marketi; Bani, Radovanoviç, Goldaniga; Giljone, Lerager, Badelj, Zajc, Cziborra; Skamaka, Pjaca

Trajner: Davide Balardini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco