Aguero bëhet pishman për Lamborghinin që e bleu 400 mijë euro

Aguero bëhet pishman për Lamborghinin që e bleu 400 mijë euro

11:13, 13/01/2021

Futbollistët preferojnë gjithnjë që në garazhin e tyre të kenë mundësinë për të përzgjedhur marka të ndryshme makinash, nga më luksozet.

Kështu bën edhe Sergio Aguero, i cili në fakt ka treguar se në garazhin e tij ka një makinë të cilën është bërë pishman që e ka blerë dhe se e përdor shumë pak.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një markë dosido, por për një Lamborghini Aventador që kushton 400.000 euro dhe për të cilën sulmuesi i Manchester Cityt shprehet se ka bërë vetëm 1200 km në gjashtë vite.

“Nuk e di pse dreqin e kam blerë një Lamborghini. Ajo makinë duhet të ketë bërë rreth 1200 km në gjashtë vite. Mezi e përdor dhe prej dy vitesh mendoj për arsyen që e bleva, tani në këtë periudhë e vetmja gjë që bën është të fusë të ftohtin dhe shiu brenda”, u shpreh Aguero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco