Nuk merret parasysh propozimi i Napolit për shtyrjen e finales Superkupës me Juven

Nuk merret parasysh propozimi i Napolit për shtyrjen e finales Superkupës me Juven

10:49, 13/01/2021

Klubi i Napolit, nëpërmjet një deklarate zyrtare konfirmoi se do të zbresë në fushë në “Mapei Sadium” në Reggio Emilia-s më 20 janar, për të luajtur finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit.

“Të kaltrit” vetëm disa ditë më parë fituan një betejë ligjore kundër bardhezinjve, në lidhje me ndeshjen e programuar për në fillim të nëntorit në “Allianz Stadium”, por që nuk u zhvillua për shkak të ndalimit të udhëtimit të napolitanëve drejt Torinos.

Pak ditë më parë një kërkesë e presidentit napolitan Aurelio De Laurentiis për shtyrjen e ndeshjes së Superkupës, ka shkaktuar sërish polemika, por vetë klubi i Napolit ka sqaruar se bëhej fjalë thjesht për një propozim.

“Është e vërtetë që presidenti De Laurentiis kërkoi shtyrjen e ndeshjes së Superkupës me Juventusin për në fund të kampionatit, ose në një datë të lirë në pranverë, por ky ishte thjesht një propozim i bërë për arsye të qenësishme. Nëse do të vendosej për t’u luajtur në pranverë, atëherë mund të hapeshin qoftë edhe pjesërisht dyert e stadiumit, si dhe mund të kërkoheshin më shumë sponsorizime, për t’i dhuruar për kërkimet kundër Covid-19.

Klubi i Napolit konfirmon se kërkesa për shtyrje nuk u mor parasysh dhe se do të jetë rregullisht në fushë të mërkurën e ardhshme për finalen e Superkupës ndaj Juventusit”, thuhet në komunikatën e klubit napolitan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco