'Fiore ka ekip të fortë', Conte flet para ndeshjes së Kupës së Italisë: Eriksen? Pres shumë prej tij

'Fiore ka ekip të fortë', Conte flet para ndeshjes së Kupës së Italisë: Eriksen? Pres shumë prej tij

22:24, 12/01/2021

Trajneri i Interi, Antonio Conte, ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Atalantës, ku u shpreh: Kupa e Italisë është një trofe që vlen për të gjithë. Sigurisht që dhe Fiorentina ka të njëjtin pretendim. Edhe pse në kampionat nuk po ecin mirë, ata kanë një ekip të shkëlqyer. Nuk do ta kemi të lehtë të fitojmë ndaj tyre.Pas kësaj do mendojmë për kampionatin ku do të përballemi me një nga ekipet (Juventus) më të forta,” tha ndër të tjera Antonio Conte.

Më pas tekniku italian foli për mesfushorin danez, Christian Eriksen, i cili do të aktivizohet nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme. Conte tha se ai pret shumë nga Eriksen, të cilin do ta aktivizojë në një rol të ri në sfidën ndaj Fiorentinës.

“Gjatë karrierës së një futbollisti, ka momente të mira dhe të vështira, por i rëndësishëm është karakteri i njeriut për të përballuar këto situata. Sa i përket Eriksen, gjatë kësaj kohe kemi punuar në një plan të ri taktik, duke e provuar përpara mbrojtjes, rol që aktualisht e bën Brozovic. Nesër pres përgjigje shumë të mira nga ai, në këtë pozicion”, u shpreh Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco