Simeone zgjidhet trajneri më i mirë i dekadës

Simeone zgjidhet trajneri më i mirë i dekadës

21:51, 12/01/2021

Faqja e statistikave botërore, IFFHS ka klasifikuar 20 trajnerët më të mirë nga viti 2011-2020 dhe ai që kryeson është Diego Simeone. IFFHS me këtë klasifikim kanë analizuar ecurinë dhe trofetë e fituar vit pas viti të këtyre 20 trajnerëve krijuar për përcaktimin e teknikut më të mirë të botës në dekadën 2011-2020.

IFFHS ka marrë në konsideratë “TOP 20” të çdo renditje vjetore të secilës kategori në fjalë dhe ka caktuar pikë për secilin vend.

Kështu që vendi i parë merr 20 pikë, i dyti grumbullon 19 pikë, i treti 18 pikë. Dhe 1 pikë për vendin e njëzetë. Diego Simeone, fitues i Çmimit të Vitit si “Trajneri më i mirë në 2016” për skuadra, është fituesi i Çmimit të “Trajnerit të Klubit më të mirë të dekadës 2011-2020”.

I dyti në renditje është Pep Guardiola, fitues në 2011 dhe Jurgen Klop, fitues në 2019.

Simeone bëri një paraqitje të shkëlqyeshme me klubin e tij Atletikon e Madridit në këtë dekadë: 1 titull në La Liga, 1 Kupë të Mbretit, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Europa Ligë, 2 Superkupa të Europës dhe 2 herë nënkampion i Champions-it.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco