Formacionet zyrtare/ Milan - Torino, Ibra përballë Vojvodës

Formacionet zyrtare/ Milan - Torino, Ibra përballë Vojvodës

20:06, 12/01/2021

Pas takimit në kampionat, dueli mes Milanit dhe Torinos transferohet në Kupën e Italisë. Duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “San Sirio”, kuqezinjtë e Stefano Piolit do të presin Granatat e Marco Giampaolo-s për raundin e 1/16-ave.

Zlatan Ibrahimovic do të luaj nga minuta e parë në këtë takim. Te Torino bie në sy aktivizimi i mbrojtësit kosovar, Mërgim Vojvoda në formacionin startues, ndërsa sulmuesi Andrea Belotti do ta nisë nga stoli sfidën.

Në rast se 90 minutat përfundojnë në barazim, skuadrat do luajnë në kohën shtesë. Në qoftë se edhe koha shtesë përfundon në barazim atëherë do t’i drejtohen penalltive.

Ekipi fitues do të përballet me Interin dhe Fiorentinën në çerekfinale.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco