Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çmenduria në merkato/ Reali nxjerr në shitje 6 lojtarë për të ‘rrëmbyer’ Mbappe

Çmenduria në merkato/ Reali nxjerr në shitje 6 lojtarë për të ‘rrëmbyer’ Mbappe

19:55, 12/01/2021

Real Madridi është duke u përgatitur që të grumbullojë mbi 150 milionë euro nga shitja e lojtarëve në fund të këtij sezoni për të financuar transferimin e Kylian Mbappes.

Sipas asaj që raporton “AS”, Gareth Bale, Dani Ceballos, Isco, Brahim Diaz, Marcelo dhe Luka Jovic, mund të shiten në verën e këtij viti për të realizuar ‘Operacioni Mbappe’.

Mbappe raportohet se fiton mbi 20 milionë euro te Paris Saint-Germain dhe për Los Blancos nuk është problem paga e tij. Fituesi i Kupës së Botë ka kontratë me parisienët deri ën vitin 2022, ndërsa PSG është nën presionin për t’i vazhduar kontratën 22-vjeçarit, mirëpo dëshira e tij nuk është sekrete tashmë që planifikon t’i bashkohet Real Madridit.

“AS” vazhdon më tej duke bërë të ditur se presidenti Florentino Perez ka kontakte shumë të mira me pronarët e klubit nga Katari, e bisedimet mund të realizohen në një rrugë më të lehtë. Madje, në ofertën për Mbappen mund të ofrohen lojtarë dhe një shumë e parave për të realizuar operacionin që mund të thyejë rekordin e transferimeve.

PSG në anën tjetër është duke menduar transferimin e Lionel Messit si lojtar i lirë nga Barcelona dhe mund të lejojë talentin francez që të kalojë në “Santiago Bernabeu”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco