Çekiçi:  Goditjet e dënimit janë të preferuarat e mia, Doka vjen në Turqi

Çekiçi: Goditjet e dënimit janë të preferuarat e mia, Doka vjen në Turqi

19:47, 12/01/2021

Mesfushori i kombëtares shqiptare Endri Çekiçi pranoi se e kishte pritur gjatë golin e parë në Superligën turke me fanellën e Ankaraguçu.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Ora News”, Çekiçi flet për ambientin në Turqi si dhe objektivat sezonal.

“Tani ndjehem më mirë, jam ambientuar me ligën, me qytetin, me klubin, shpresoj që në vazhdim të bëj akoma më mirë. Goditjet e dënimit janë të preferuarat e mia. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi dhe ta kem nisur mirë. Pas çdo stërvitje qëndroj 20-30 minuta për të tu stërvitur vetëm për goditjet e dënimit”.

Gjithashtu Çekiçi zbuloi se mbrojtësi i djathtë Albi Doka, i cili luan në Kroaci tek Gorica, do të transferohet në Superligën turke, pasi ka disa oferta dhe menaxheri i tij ka nisur negociatat.

"Jam shumë i afërt me menaxherin e tij Mentor Stafa dhe mesa di Albi ka disa oferta nga Turqia."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco