Zyrtare/ Shkarkoi trajnerin pak orë më parë, klubi spanjoll emëron teknikun e ri

Zyrtare/ Shkarkoi trajnerin pak orë më parë, klubi spanjoll emëron teknikun e ri

16:23, 12/01/2021

Pak orë më parë , Pablo Machin u shkarkua nga drejtimi i skuadrës së Deportivo Alaves. Mirëpo, klubi spanjoll nuk ka vonuar shumë dhe përmes një postimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me “timonierin” e saj më të ri, Abelardo Fernandez, i cili do të jetë trajneri i ri i skuadrës për pjesën tjetër të sezonit.

Për teknikun 50-vjeçar spanjoll është një rikthim tek skuadra e Alaves-it, pasi e trajnoi klubin nga dhjetori i 2017 deri në majin e 2019, duke arritur objektivin e mbijetesës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco