Rey Manaj nënvlerësohet nga trajneri i Barcelona B

Rey Manaj nënvlerësohet nga trajneri i Barcelona B

12:23, 12/01/2021

Rey Manaj shkëlqeu në fundjavë me Barcelonën B në sfidën ndaj Badalonas, teksa në suksesin 4-0 shënoi një gol dha një asist dhe nxori dy kundërshtarë me karton të kuq.

Por pavarësisht formës së shkëlqyer që po tregon sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjatë kësaj periudhe, trajneri i Barcelonës B, Garcia Pimienta, mendon që Manaj është i vetmi nga futbollistët që ka aktualisht në skuadër që nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë as në të ardhmen.

“Shikojeni ekipin dhe të gjithë përveç Manaj janë lojtarë nën 23-vjeç dhe kanë një profil të qartë që mund të mbërrijnë në ekipin e parë. Të gjithë këta janë nga “kantera” me ADN që e njohim dhe me objektiv të qartë për të mbërritur te skuadra e parë”, u shpreh Pimienta, i cili duket sikur “përjashton” Manaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco