Shënoi golin e parë në Turqi, Endri Çekiçin e krahasojnë me Zhuninjon

Shënoi golin e parë në Turqi, Endri Çekiçin e krahasojnë me Zhuninjon

12:02, 12/01/2021

Braziliani Zhuninjo ka lënë gjurmë në historinë e futbollit europian me golat e tij nga distanca. Sidomos me ekzekutimin perfekt të goditjeve të dënimit.

Për mediat në Turqi, goli i parë që Endri Çekiçi realizoi në kampionatin turk, është i krahasueshëm pikërisht me realizimet e brazilianit.

Mesfushori i Kombëtares gjeti golin e tij të parë në Turqi ndaj Bashakshehirit, duke shënuar një eurogol nga “këndi zero”.

Në Slloveni, Me Olimpija Ljubjanën, Çekiçi ka qenë protagonist i shumë golave nga distanca apo edhe nëpërmjet goditjeve standarde, ndaj edhe në Turqi ky pritet të jetë vetëm fillimi për të.

Së fundmi, mediat sllovene kanë zbuluar edhe një prapaskenë në lidhje me transferimin e tij në Turqi.

Nga sa bëhet me dije, për Çekiçin, Ankaraguçu ka paguar vetëm 200 mijë euro, mirëpo, nga ana tjetër Olimpija Ljubjana ka ruajtur pronësinë për 50% të kartonit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco