I emocionuar për debutimin, 18-vjeçari harron të heqë kufjet kur po futej në fushë

I emocionuar për debutimin, 18-vjeçari harron të heqë kufjet kur po futej në fushë

11:04, 12/01/2021

Për shkak të COVID-19, Celtic kishte shumë mungesa në sfidën e së hënës ndaj Hibernian dhe në këtë duel u aktivizuan shumë lojtarë të rinj.

Armstrong Oko-Flex do ta kujtojë për shumë gjatë debutimin e tij për gjigantin skocez, Celtic.

Lojtari 18-vjeçar bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën në barazimin 1-1 kundër Hibernianit.

Por Oko-Flex duket se ishte shumë i emocionuar me debutimin e tij dhe kishte harruar t’i largonte nga veshi kufjet “AirPod-sat”.

Lojtari po bëhej gati të futej në fushë, mirëpo më pas e kuptoi se kishte të vënë në veshin e tij AirPod-sat.

Natyrisht që debutimi i tij pushtoi rrjetet sociale, me Oko-Flex që me siguri ishte duke dëgjuar ndonjë muzikë frymëzuese para debutimit.

Irlandezi Oko-Flex u aktivizua në minutën e 61-të duke dhënë impaktin e tij në këtë sfidë.

Image

Mes mungesave të shumta të Celtic në këtë ndeshje ishte edhe ajo e sulmuesit me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën, Albian Ajeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco