Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Gjesti i futbollistit shqiptar bën jehonë, ndërton burim uji në vendin afrikan

Gjesti i futbollistit shqiptar bën jehonë, ndërton burim uji në vendin afrikan

10:29, 12/01/2021

Florent Muslija, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës i cili aktivizohet me Hannover  96 në Bundesligën e dytë gjermane, ka marrë vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre gjermane për një gjest bamirës që ka bërë në shtetin e varfër afrikan të Tanzanisë.

Muslija ka investuar për të ndërtuar një burim të ujit të pijshëm në këtë shtet.

Tanzania është një ndër vendet afrikane që ka probleme serioze për sigurimin e ujit të pijshëm, teksa ky gjest humanitar i 22-vjeçarit që aktivizohet me Hannoverin në Gjermani ka bërë të lumtur qindra qytetarë, të cilët nuk kanë nguruar të falenderojnë shqiptarin, duke mbajtur në duar edhe disa pankarta.

Image

Muslija është aktivizuar në 3 takime edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco