Halili: Dënimi nga FIFA na erdhi si bombë, ‘gjoba’ është 334 mijë euro

Halili: Dënimi nga FIFA na erdhi si bombë, ‘gjoba’ është 334 mijë euro

09:11, 12/01/2021

Edhe pse para disa javësh u bë fakt i kryer nga të gjitha mediat sportive në Shqipëri, kalimi i Ferhan Hasanit te Tirana në këtë sesion merkato, ky transferim nuk do të kryhet.

Gjithçka është konfirmuar nga presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili ishte i ftuar në “Procesin Sportiv”, ku pohoi se kërkesat ekonomike të Hasanit ishin të papërballueshme për Tiranën.

“Hasani është e vërtetë që është futbollist i lirë. Kam folur edhe personalisht me të. Ka propozim nga ana jonë dhe nga ana e tij. Nuk mund të plotësojmë kërkesat e tij, me shumë respekt. Jemi shkëputur dhe nuk do të jemi për të vazhduar atë që ka bërë kërkesë futbollisti. Kërkesa e tij është e papërballueshme për nivelin dhe vetë planin e buxhetin që kishim për këtë sezon”.

Presidenti i bardhebluve shpjegoi edhe se si u zhbllokua merkato e skuadrës.

“Dënimi i FIFA-s? U desh shumë punë, kemi punuar tre ditë për ta zgjidhur. Na erdhi si bombë, megjithëse ishte proces gjyqësor që erdhi me 7 dhjetor. Në përfundim, edhe pse themi se nuk jemi fajtorë, jemi të detyruar të zbatojmë dënimin e gjykatës se FIFA-s, që nuk është detyrim i yni. Ai lojtar ka prishur marrëveshjen e tij në mënyrë të njëanshme me klubin që kishte. Juristët na thanë në vitin 2016 bëni kontratën se nuk ka probleme. Kemi marrë edhe leje nga FIFA. Në fund skuadra që kishte prishur marrëveshjen me të siç thoshte, hapi proces gjyqësor.

Ne ishim palë e tretë, më premtoi edhe juristi që ta vazhdojmë procesin. Tani paguam detyrimin në CAS, në fund detyrimi na ka mbetur neve. I gjithë detyrimi është 344 mijë euro, kemi bërë pagesën e parë që është e konsiderueshme kundrejt një marrëveshje dhe kemi arritur të bëjmë zhbllokimin e merkatos.

Çdo njeri në punën e tij ndaj ka juristë, ka financiere e ka punonjës të tjerë. Menaxheri ynë na tha që këtu nuk do të kishte probleme. Mund të them që na është bërë mirë se na ka dhënë mend që të mos gabojmë herë tjetër, duhet të bëjmë verifikime dhe me ndihmën e punonjësve të FSHF që merren me federime. Tani pak a shumë jemi të kujdesshëm. Ky ka qenë dënim i rëndë për ne, në një kohë krize e merkatoje, luhet me emrin, me pak vështirësi e kaluam.

Ne merkato tani jemi për të bërë diçka edhe më të mirë, unë nuk pranoj humbje e dua të fitoj dhe po shfrytëzoj momente shumë të vështira. Po mendojmë të afrojmë një sulmues tjetër, është një futbollist bullgar i CSKA të Sofjes, është futbollist i ri. Nëse edhe ai do të vijë, unë jam i sigurt dhe kam besim edhe nga skuadra e stafi se ne marshojmë e ecim përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco