Klubi anglez bën njoftimin e dhimbshëm, lojtari vuan nga kanceri

Klubi anglez bën njoftimin e dhimbshëm, lojtari vuan nga kanceri

08:51, 12/01/2021

Sol Bamba vuan nga një sëmundje e rëndë. Lajmi vjen nga klubi i tij, Cardiff, në të cilin ai ka luajtur që nga viti 2016.

Për mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, i lindur në vitin 1985, nis beteja e ashpër kundër tumorit malinj të sistemit limfatik, për të cilin ai ka filluar ciklin e kimioterapisë.

Bamba ka patur të kaluar edhe në Serinë A, duke pasur parasysh blerjen e tij nga Palermo në sezonin 2014-2015.

Vetëm një ndeshje te sicilianët para transferimit te Leeds, ekip që e shiti më pas 35-vjeçarin te Cardiff City, skuadër me të cilin luajti në Premier League.

Cardiff City lëshoi ??një deklaratë zyrtare për të njoftuar lajmin e tmerrshëm: “Jemi të pikëlluar për të informuar mbështetësit se Sol Bamba ishte diagnostikuar me “limfoma jo-Hodgkin”. Me mbështetjen e ngushtë të ekipit mjekësor të klubit, Sol filloi menjëherë kimioterapinë. Sol e filloi betejën e tij me një frymë tipike pozitive dhe do të vazhdojë të jetë pjesë integrale e familjes “Bluebirds”.

Gjatë trajtimit, Bamba do të mbështesë shokët e tij të skuadrës gjatë ndeshjeve dhe lojtarët tanë të rinj brenda Akademisë, me të cilët do të vazhdojë zhvillimin e tij si menaxher.

Të gjitha lajmet mbi progresin e Sol do të sigurohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të klubit. Në këtë kohë ne kërkojmë privatësi për të dhe familjen e tij. Ne jemi të gjithë me ju, Sol”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco