Andrea Agnelli zbulon emrin e kapitenit të ardhshëm të Juventusit

Andrea Agnelli zbulon emrin e kapitenit të ardhshëm të Juventusit

09:33, 15/12/2020

Numri 1 i Juventusit, Andrea Agnelli, ka marrë çmimin “Golden Boy 2020” në kategorinë “presidenti më i mirë në Europë”, ndërsa gjatë një intervistë të dhënë në ceremoninë e rastit, foli edhe për situatën e Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas po vuan jo pak edhe këtë sezon me fanellën bardhezi, por Agnelli theksoi se klubi beson shumë tek ai dhe i ka bërë një ofertë shumë joshëse për të rinovuar kontratën që i skadon në verën e 2022-shit.

“Ajo me Paulo Dybala është një dashuri reciproke. Ka pasur një periudhë të vështirë, por do të jetë kapiteni ynë i ardhshëm. Nga ana jonë ka marrë një ofertë për rinovim, që do ta fusë në listën e 20 futbollistëve më të paguar në botë, ndaj tani presim përgjigjen e tij”, u shpreh Agnelli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco